“Berisha përjashtoi kandidatët e tjerë”, Salianji i vendosur: Nuk tërhiqem, do informoj edhe PPE…
Ervin Salianji e cilësoi procesin për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike si “farsë” dhe “uzurpim”, duke akuzuar Berishën se ka përjashtuar kandidatët e tjerë dhe ka kontrolluar të gjithë procesin. Ai deklaroi se nuk e njeh garën si legjitime dhe paralajmëroi se do të vijojë betejën politike, duke informuar edhe faktorët ndërkombëtarë dhe PPE për situatën. Salianji shtoi se nuk do të tërhiqet dhe se beson që koha do të tregojë se ndryshimi brenda PD-së do të vijë më shpejt sesa mundësia e Berishës për të mundur Edi Rama. “Së pari, duhet të përcaktojmë qartë termin nuk ka garë. U ekspozua një farsë, jemi në kushtet e uzurpimit. Është uzurpim pra, uzurpim me letër. Kandidati Sali Berisha ka përjashtuar gjithë kandidatët e tjerë, ka...
Burimi:
sot.com.al