Berisha për raportin e PE: Sanksionon denoncimet tona, lakrorit i kanë dalë petët!

Berisha për raportin e PE: Sanksionon denoncimet tona, lakrorit i kanë dalë petët!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat këtë të premte, më 8 maj, ku foli për raportin e Parlamentit Europian për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit. Gjatë fjalës së tij, duke iu referuar raportit, Berisha tha se aty theksohet se gjysma e fëmijëve shqiptarë janë në rrezik varfërie. Por sipas tij, qeveria nuk po merr asnjë masë. “Raporti është një dokument i jashtëzakonshëm, në të cilin konstatohet me dhimbje të madhe se gjysma e fëmijëve shqiptarë janë në rrezik varfërie dhe se qeveria nuk ka asnjë masë për fëmijët e përjashtuar, për fëmijët në mjerim. Denoncohet indiferenca në politikat sociale ndaj të rinjve, fondet e ulëta në arsim.Denoncohet mungesa e një politike të qartë strehimi social për...