Berisha pengon rivalët, ish-kreu i KQZ: Mund ta çojnë në gjykatë për shkeljen e “Nenit Basha”

Berisha pengon rivalët, ish-kreu i KQZ: Mund ta çojnë në gjykatë për shkeljen e “Nenit Basha”

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka komentuar këtë të enjte, më 30 prill, procesin në të cilin ka hyrë Partia Demokratike për zgjedhjen e kryetarit. Në një intervistë në rubrikën “Përballë Lajmit” në Klan News, me gazetarin Besard Jacaj, Kume e riktheu vëmendjen tek “neni Basha”. I pyetur nëse rrezikon Partia Demokratike t’i rikthehet sërish gjykatave, duke marrë parasysh çështjen e vulës dhe logos së kësaj partie, Kume u shpreh se nuk do të ishte efektive një hap i tillë nga ana e kandidatëve. “Për mendimin tim do të jetë vështirë dhe nuk do të jetë efektive të cosh në gjykatë. Por mund të ketë sens diçka tjetër, që është lejuar të konkurojë dikush, sipas statutit, neni Basha i famshëm është shkruajtur...