“Berisha nuk humbet kurrë, socialistët në heshtje thonë…”, Ngjela ironizon zgjedhjet në PD
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zgjedhjet për kryetar të PD-së, ku në garë ishte vetëm Sali Berisha. Sipas tij, Berisha nuk i humbet zgjedhjet, se thotë “më kanë grabitur votat” dhe nuk ikën. Po nga ana tjetër, Ngjela thotë se krerët e Partisë Socialiste thonë: Rroftë Sali Berisha. Postimi i Ngjelës: Saliu nuk i humbet zgjedhjet, se ai thotë: më kanë grabitur votat. Gjithmonë kështu: Saliut ia kane manipuluar votimet. Dhe nuk ikën. Hahahahaha Po socialistët? Ata janë me Saliun, sepse, sa ta jetë ai kryetar i Partisë Demokratike, Rama do jete kryeministër. Atëherë? Asgjë, sepse Rama dhe krerët e Partisë Socialiste thonë: Rroftë Sali Berisha!
Burimi:
javanews.al