Berisha nga Kavaja: Rama rri në pushtet se s’ngrihemi ne, ta përmbysim diktaturën e dytë! Më 22 dhjetor të gjithë në Tiranë

Berisha nga Kavaja: Rama rri në pushtet se s’ngrihemi ne, ta përmbysim diktaturën e dytë! Më 22 dhjetor të gjithë në Tiranë

Kryedemokrati Sali Berisha, nga podiumi i tubimit festiv në Kavajë për 35-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike, u bëri ftesë të gjithë qytetarëve që më 22 dhjetor të mblidhen në Tiranë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.  Ndërsa nënvizoi se historia i thërriste për herë të dytë kavajasit që të rrëzonin diktaturën e radhës, kryetari i selisë blu theksoi se qeveria qëndronte në pushtet bashkë me kryeministrin e saj, për shkak se nuk ngriheshin ata në protesta.  “Qytetarë dhe qytetare të Kavajës, historia ju thërret përsëri, thërret të gjithë shqiptarët që të ngrihemi për të përmbysur diktaturën e dytë. Edi Rama qëndron në pushtet jo se ka fuqi e mbështetje, por se nuk ngrihemi ne! Por ne do ngrihemi, qytetarë të lirë, se nuk pranojmë kurrë një...