Berisha: Ndërtuan Tunelin e Llogarasë për të vjedhur 50 mln euro, Rama do mbajë përgjegjësi për…
Kryetari i PD, Sali Berisha, mbajti sot në selinë blu një takim me Departamentin e Infrastrukturës, duke marrë shkas nga gjendja e rrugëve, shembja e tyre dhe skandalet korruptive me prokurimet dhe ndërtimin e tyre, pas dosjes “Balluku”. Ndërsa mori fjalën para të pranishmëve, deputetë, inxhinierë dhe ekspertë, ai hodhi akuza ndaj qeverisë socialiste se në 12 vite ndërtoi rrugë vetëm për të vjedhur bashkë me ndërtuesit shqiptarë, duke sjellë si analogji mijëra kilometra segmente të shtruara në kohën e PD-së me firma evropiane dhe me çmime të lira. Ai tha se po nisnin një diskutim të gjerë të programit tonë dhe kërkoi hartimin e një plani dhe projekti infrastrukturor kombëtar për të ndërtuar rrugë dhe hekurudha me cilësi, duke e cilësuar si “infrastruktura moderne”....
Burimi:
sot.com.al