Berisha: Mos u bëni mercenarë të Lubisë! Sot duhej të votonit për të autorizuar arrestimin e saj
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në seancën plenare të Kuvendit, akuzoi mazhorancën për mosfutjen në rend dite të çështjes së imunitetit të Belinda Balluku. Nga foltorja e Parlamentit, Berisha tha se deputetët e shumicës po bllokojnë drejtësinë dhe po mbrojnë Ballukun nga përballja me akuzat, duke kërkuar që Kuvendi të kishte votuar menjëherë autorizimin për arrestimin e saj. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Në poste ministrore janë vendosur bashkëpunëtorët më të ngushtë të Lubi Ballukut, persona të cilat janë kokë e xhep të lidhur me Lubinë dhe që kanë vetëm një të ardhme, të ardhmen në qeli bashkë me Lubinë. Por ajo që është tepër tronditëse, është se këtu në parlament nuk mund të kishte asnjë çështje tjetër përveç imunitetit...
Burimi:
syri.net