Berisha me ekspertët e “Venecias”, kreu i PD: Rama përdori buxhetin e shtetit në fushatë

Berisha me ekspertët e “Venecias”, kreu i PD: Rama përdori buxhetin e shtetit në fushatë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, shfrytëzoi një takim me ekspertët e Komisionit të Venecias për të rikthyer vëmendjen tek problematika e zgjedhjeve parlamentare të një viti më parë. Delegacioni i Komisionit të Venecias po takon të gjithë përfaqësuesit e forcave politike për të diskutuar në lidhje me projektligjin për financimin e partive, ndaj çështja kryesore ishin burimet e parave që përdorin forcat politike. Lideri i opozitës, Berisha, u përcolli ekspertëve shqetësimin për pabarazinë mes mazhorancës dhe opozitës, duke pretenduar se PS shfrytëzon në fushatë buxhetin e shtetit. “Diferenca e financimit me paratë e buxhetit, midis dy forcave kryesore politike, shkon nga 700 në 1 mijë herë. Konkretisht, duke përjashtuar totalisht atë çka ligji përcakton për financimin e këtyre partive, jashtë përcaktimit ligjor, partia në pushtet...