Berisha: Me 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Opozita më e vendosur se kurrë në misionin e saj

Berisha: Me 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Opozita më e vendosur se kurrë në misionin e saj

Kryetari i PD-së Sali Berisha njoftoi datën e protestës së ardhshme. Më 17 prill. Në bashkëbisedimin me qytetarët Berisha theksoi se opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj dhe se e vetmja rrugë për Ramën është të japë dorëheqjen. Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së Sali Berisha Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju që ndiqni këtë bisedë timen me ju në rrjetet sociale.Java që shkoi pati si kryelajm shqiptar dhe një nga kryelajmet botërore kryengritjen tonë paqësore të 22 marsit, me të cilën shqiptarët i faktuan kombit dhe botës se ata nuk pajtohen kurrë me vendimet për mbrojtjen e vjedhjeve dhe të korrupsionit të enturazhit të Edi Ramës. Se ata nuk pajtohen kurrë me asgjësimin...