Berisha mbron punën e SPAK: Grupet e drogës mbështeten nga Edi Rama dhe Ergys Agasi
Kryetari i PD Sali Berisha nga mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar demokrat, vlerësoi dy aksionet e fundit të SPAK-ut kundër trafikut të drogës me ndihmëne agjensive të vendeve partnere. Sipas Berishës këto aksione treguan situatën në Shqipëri ku një person i panjohur më parë si Salvador Aliu kishte trafikuar 50 ton kokainë. “Nuk kisha dëgjuar kurrë një grup me 50 tonelata kokainë. U tejkalua, u harrua grupii Franc Çopjes që kishte 28 tonelata, tani del grupi Gjika-Alia, etj me 50 tonelata. Që të gjithë të udhëhequr, të frymëzuar dhe të mbështetur nga Ergys Agasi dhe Edi Rama”, tha Berisha. Sipas Berishës përgjegjës për këtë situatë është kryeministri Edi Rama i cili ka lejuar futjen e parave të krimit në sektorin e ndërtimit “Qeveria e...
Burimi:
vizionplus.tv