Berisha mbledh të premten aleatët për caktimin e protestës kundër qeverisë, Lapaj dhe Qori refuzojnë të marrin pjesë…

Berisha mbledh të premten aleatët për caktimin e protestës kundër qeverisë, Lapaj dhe Qori refuzojnë të marrin pjesë…

I vetëdijshëm se Partia Demokratike nuk mund të jetë e vetme në betejën kundër kryeministrit Edi Rama, e veçanërisht në valën e protestave të qëndrueshme që premton në janar, kreu i PD, Sali Berisha ka thirrur në ndihmë të gjithë faktorin opozitar. Protesta e radhës do të vendoset në takimin e së premtes. Kryedemokrati Berisha i ka drejtuar ftesë të gjitha partive të opozitës për të marrë pjesë në takimin që e ka quajtur “Zgjidhje për Shqipërinë”. “Do ftojmë të gjitha partitë. Është koha të krijojmë një front të gjerë opozitës që forcat opozitare politike të qëndrojnë në lartësinë e kërkesës së kësaj kohe dhe t’i japin goditjen e fundit narko-regjimit. Data e radhës do të përcaktohet, por ka shumë mundësi që të mbahet para...