Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Mercenar i Ramës dhe narkoregjimit të tij
Mercenar të Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij, e ka cilësuar kreu demokrat Sali Berisha ish-kreun e SPAK-ut Altin Dumani. Në një deklaratë për mediat pas paraqitjes së zakonshme në SPAK si çdo të hënë, Berisha lexoi mesazhin që i la Dumanit. “Altin Troplinit Hajrit Farrukut Gjokës, se edhe ky është me shumë mbiemra tani, armik i egër i pluralizmit politik, mercenar i Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij, drejtësia vonon, por nuk të harron”, mesazhi i Berishës për Dumani. Berisha u tha gazetarëve se ka bërë një spostim në agjendën e tij duke risjellë në vëmendje pjesë nga vetingu i Dumanit. “Në faqen 7 thuhet se ka bërë kontratë porosie në vitin 2006 me Andon Pangon (djalin e xhaxhait të gruas) për apartament (dhe zyrë)...
Burimi:
opinion.al