Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar këtë të martë lidhur me përmbytjet në qytetin e Durrësit, pas reshjeve intensive të shiut që kanë filluar që prej mbrëmjes së kaluar. Berisha ka publikuar disa pamje nga Durrësi, ku shihen disa rrugë të përmbytura dhe fajëson për këtë gjë autoritetet vendore dhe qendrore. “Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros!”, shkruan Berisha, duke iu referuar ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës, përmbytjet janë rezultat i politikave të dështuara urbanistike dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe sistemin e kanalizimeve, përgjegjësi që i atribuohen qeverisë dhe pushtetit lokal.
Burimi:
javanews.al