Berisha: Kongresi Botëror i Ligjit nuk mbulon korrupsionin në Shqipëri
Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama mashtroi qytetarët duke deklaruar se negociatat me BE kanë avancuar dhe se kjo është vlerësuar edhe në raportimin e komisionit të jashtëm të PE. Berisha u shpreh se Rama fshehu gjetjet e vërteta të raportit, cili sipas tij, konstatonte probleme në rritjen e korrupsionit dhe në zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Teksa Rama e vlerëson mbajtjen e Kongresit Botëror të Ligjit në Tiranë si krenari për drejtësinë e re, Berisha thotë se edhe në këtë kongres Shqipëria përfaqësohet nga persona të korruptuar. Mashtrim e cilësoi dekalaratën e kryeministrit se 60 % e hapësirës në mediat e zë opozita, duke thënë tha se 90% mediave në vend kontrollohet nga kryeministri.
Burimi:
javanews.al