Berisha komenton vendimin e Kushtetueses për Ballukun: Edhe gjykata ka mëkatin e madh, i la dy muaj kohë që…
Nga bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD Sali Berisha komentoi vendimin e Kushtetueses që la në fuqi vendimin e shfuqizimit nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku. Berisha tha se e vlerëson qëndrimin e gjykatësve, por sipas tij, edhe gjykata ka “mëkatin” që i la Ballukut dy muaj kohë për të falsifikuar provat. “Pas 9 orësh, të ndryrë në një sallë, Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim për të pranuar kërkesën e Edi Ramës. Në këtë kuadër, unë vlerësoj qëndrimin e atyre gjykatësve, të cilët me guximin e tyre rrëzuan një kërkesë që ishte baras me grusht shteti kundër shqiptarëve.Natyrisht gjykata ka mëkatin e madh sepse i dha Lubi Ballukut mbi 2 muaj kohë të fabrikojë dhe të falsifikojë çdo dokument. Por...
Burimi:
top-channel.tv