Berisha kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

Berisha kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

Partia Demokratike ka nisur protestën e paralajmëruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sali Berisha është shoqëruar nga mbështetësit e tij nga selia e PD drejt bulevardit. Ky tubim, vjen pas 5 protestash, ku opozita ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. Ashtu si edhe në tubimet e tjera, fjalën e tyre do e kenë qytetarë të ndryshëm dhe përfaqësues të PD dhe kreu i kësaj parti Sali Berisha. Për të shmangur incidentet, policia ka marrë një sërë masash, duke bllokuar disa akse rrugore, ndërsa Kryeministria ka hequr edhe pemën e Vitit të Ri. Ndërkohë që për shkak se protesta ishte e paralajmëruar, Adriatik Lapaj, i cili prej disa ditësh qëndron para godinës së Kryeministrisë, është larguar për të shmangur...