“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit
Pas përjashtimit të dy këshilltarëve bashkiakë në Durrës, Dritan Burgija dhe Arlind Boshku, Partia Demokratike përjashtoi sot edhe katër anëtare të tjera: Alesia Balliun, Doris Madhin, Zheni Gjergjin dhe Rudina Allën. U raportua se vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së Partisë Demokratike në Elbasan, e cila u zhvillua me një pjesëmarrje të kufizuar. Ky fakt është konfirmuar për median edhe nga vetë Alesia Balliu, e cila shprehet se në mbledhjen e djeshme kanë qenë rreth 15 anëtarë, të cilët sipas saj as nuk kanë votuar, duke pretenduar se nuk është respektuar kuorumi i nevojshëm. Ajo e ka cilësuar këtë vendim të pavlefshëm dhe të motivuar politikisht. Sipas saj, përjashtimi nuk është miratuar nga strukturat përkatëse të degës, as nga kryesia, por është...
Burimi:
javanews.al