Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, avokati Islami: Njësoj si Enver Hoxha, nuk ikën deri sa të vdesë! Agolli: Komunist!

Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, avokati Islami: Njësoj si Enver Hoxha, nuk ikën deri sa të vdesë! Agolli: Komunist!

Kur në një parti ka vetëm një emër në fletë, nuk ka më zgjedhje, ka thjesht nënshtrim. Kjo ishte fryma e debatit të së premtes në emisionin “Studio Live” në Report TV, ku situata në Partinë Demokratike u cilësua si një proces pa alternativë dhe pa standard demokratik. Avokati Zaçe Islami dhe ish-oficeri i Gardës Tori Agolli hodhën akuza të forta ndaj mënyrës si po zhvillohet procesi i blinduar për kreun e PD-së Për Zaçe Islamin, Sali Berisha ngjan si dy pika uji me Enver Hoxhën duke vënë në pikëpyetje vetë kuptimin e garës për kryetar. “Me kë garoi Enver Hoxha? Garoi me njeri? Jo! Saliu me Enverin ngjajnë si dy pika uji. Mos prisni gjë nga ai. Saliu nuk ikën nga pushteti deri sa...