Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!
Në studion e emisionit ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv u diskutua për ‘zgjedhjet’ e 23 majit për kryetarin e PD-së, ku në garë është vetëm Sali Berisha. Juristja Alesia Balliu (e cila pretendoi të kandidonte për kryetare të PD, por nuk u lejua) është shprehur se në 23 maj në PD nuk do të ketë zgjedhje, por një farsë që sipas saj do i serviret publikut. Më tej Balliu lëshoi akuza të rënda ndaj Berishës, për të cilin tha se shpif dhe linçon për çdokënd që guxon që ta konkurrojë me ide. Balliu tha gjithashtu se pronari real i PD dhe iniciatori i sulmeve ndaj kundërshtarëve, është Shkëlzen Berisha. Duke folur për rastin e saj, ajo tha se me porosi të Shkëlzenit...
Burimi:
javanews.al