Berisha: Ekonomia është në gjendje katastrofike në Shqipëri
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në “katër vitet e fundit, kostoja e jetesës së shqiptarëve është rritur 60 përqind”. “Gjendja ekonomike e shqiptarëve po rrokulliset me shpejtësi. Institucione serioze të pavarura dëshmojnë se katër vitet e fundit, kostoja e jetesës së shqiptarëve është rritur 60 përqind. Është rritja më e madhe pas Iranit, Haitit, të cilët dihet që janë në problematika, njëri në luftë dhe në diktaturë, tjetri në sundimin e bandave si Shqipëria. Çmimet rriten çmendurisht. Sot, Shqipëria është njëri nga tetë vendet me çmimin e naftës më të lartë në botë. Qeveria shqiptare kryen vetëm një detyrë, vjedhjen, vjedhjen, vjedhjen e fondeve publike. Treguesit janë katastrofikë. Vetëm pesë gjer në tetë përqind e projekteve, përfundojnë. Të tjerat avullojnë, grabiten”, tha...
Burimi:
opinion.al