Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat për Vizion Plus: Lapsus
Në seancën e sotme plenare, ku u votuan ndryshimet e fundit në qeveri, tabela e votimit tregoi se Sali Berisha dhe Jozefina Topalli kishin votuar kundër shkarkimit të Elisa Spiropali nga posti i ministres së Jashtme. Megjithatë, Jozefina Topalli sqaroi se ishte një lapsus. E kontaktuar nga Vizion Plus, deputetja demokrate tha se kishte shtypur butonat për të kërkuar fjalën dhe jo për të votuar, duke sqaruar kështu keqkuptimin që ishte shfaqur në rezultatin e votimit. “Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën. Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri. Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit...
Burimi:
vizionplus.tv