Berisha: Betimi i ministrave të rinj, ceremonia më qesharake e 35 viteve të fundit, janë përfshirë në afera korruptive
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas betimit të ministrave të rinj të qeverisë në Presidencë, duke e cilësuar ceremoninë si “më qesharakën dhe banalen” e 35 viteve të fundit. Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha kritikoi riformatimin e kabinetit nga kryeministri Edi Rama, duke pretenduar se emërimet e reja janë të lidhura me korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë. “Sot në Presidencë u zhvillua ceremonia më qesharake, më komike, më banale e 35 viteve të fundit. Riformatimi i qeverisë me klonimin nga Lubi Balluku shënon krimin permanent dhe përpjekjen për t’u trashëguar përmes krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve”, u shpreh Berisha. Sipas tij, të gjithë ministrat e rinj janë të përfshirë në afera korruptive në sektorë të...
Burimi:
sot.com.al