Berisha: “Balluku” çështje e BE, Rama e shndërroi SPAK-un në organ të Partisë Socialiste

Berisha: “Balluku” çështje e BE, Rama e shndërroi SPAK-un në organ të Partisë Socialiste

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar raportin e Komisionit Europian për shtetin ligjor, mediat e lira dhe drejtësinë duke u shprehur se aty shfaqen kritika të forta ndaj qeverisë Rama. Në një bashkëbisedim online me qytetarët, kryedemokrati pretendon se çështja Balluku ka bërë që Kryeministri të humbasë besueshmëri dhe mbështetje në arenën ndërkombëtare. “Mbrojtjen që ai i bëri korrupsionit të Lubi Ballukut me emër, sulmet e paprincipta ndaj organeve të drejtësisë nga Edi Rama, korrupsionin e shfrenuar të policisë së shtetit dhe institucioneve të tjera. Lubi Balluku është bërë tashmë çështje jo vetëm e shqiptarëve, por çështje e BE”, tha Berisha. Lideri i opozitës nuk harroi të sulmonte Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, duke e cilësuar si një institucion që kontrollohet...