Berisha akuzon Ramën: Riktheu “kafazin” e Enver Hoxhës për kundërshtarët politikë

Berisha akuzon Ramën: Riktheu “kafazin” e Enver Hoxhës për kundërshtarët politikë

Gjatë një bashkëbisedimi me simpatizantët e “Degës 5” në Tiranë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me trajtimin e opozitës dhe standardet e drejtësisë. Berisha u ndal veçanërisht te rasti i ish-presidentit Ilir Meta, duke e konsideruar rikthimin e “kafazit” në sallat e gjyqeve si një praktikë të errët që të kujton kohën e diktatorit Enver Hoxha. Ai denoncoi atë që e quajti një kontrast të skajshëm, ku sipas tij, kundërshtarët politikë izolohen ndërkohë që “vrasësit serialë” brenda burgjeve gëzojnë privilegje dhe liri të jashtëzakonshme. “E patë ju vetë Ilir Metën, ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti. Si çdo njeri tjetër, me plus minuset e veta. Por ka një gjë. Ne u ndamë nga koha e kundërshtarëve...