Berisha: Adriatik Doçi gjobëvënës që merr udhëzime nga Linda Rama, Sokol Balluku ka marrë miliona nga Lubia
Kryedemokrati Sali Berisha ka folur me emra për gazetarët që marrin koncesione nga qeveria. Sipas tij, gazetari Sokol Balluku ka marrë miliona nga Belinda Balluku. Ndërkaq ai ka përmendur edhe Adriatik Doçin, që sipas Berisha është një gjobëvënës i telekomanduar nga Linda Rama. ‘Sokol Balluku? Prisni, ka nja televizion ai. Nuk është mirë kur detyrohesh të mbyllësh televizorin. Dhjetëra milionë nga Lubia, paratë tuaja. Ai fillon nga mëngjesi gjer në darkë sulme, sulme ndaj opozitës. Bëjnë gjithçka në të gjitha format për të mbrojtur qeverinë, por edhe ata bashkë me kreun e Meduzës, kreun e organizatës kriminale, Edi Ramën, do marrin fund.’, tha Berisha. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Por të nxjerrësh nëpër studio delinkuentë. Çfarë është Adriatik Doçi? Adriatik Doçi...
Burimi:
syri.net