“Belinda levë e aferave korruptive”, Këlliçi shpërthen: Dalja e Ballukut ishte aktrim, përpiqet të paraqitet si viktimë
I ftuar në një emision televiziv, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka folur për daljen e fundit publike të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, që sipas tij ishte një aktrim dhe propagandë e mbushur me emocione. Sipas Këlliçit, fjalimi emocional i Ballukut nuk ishte një shenjë pendese, por një strategji e kalkuluar për të ngjallur keqardhje dhe për të projektuar imazhin e një viktime, në një kohë kur ajo përballet me akuza të rënda të faktuara nga SPAK, si në rastin me tunelin e Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe në Tiranë, ku fatura i kalon 1.1 miliardë euro afera. Gjithashtu Këlliçi u shpreh se deklarata e Ballukut se ‘nuk ka lidhje me korrupsionin’ ishte në mesazh për Edi Ramën, pasi ajo ka qënë në fakt...
Burimi:
sot.com.al