“Belinda Balluku ka futur duart në tendera”/ Këlliçi, akuza të rënda: Ata kanë qënë bashkë në çdo aferë, më 10 shkurt..
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë akuza të forta ndaj ministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama, duke i lidhur ata me keqpërdorime në tendera dhe taksat e qytetarëve. Sipas tij, Balluku ka përfituar pushtet duke zbatuar me besnikëri vendimet e kryeministrit, dhe bashkëpunimi i tyre i afërt i ka bërë bashkëautorë në disa afera. Deputeti ka bërë thirrje që qytetarët të mblidhen më 10 shkurt përpara kryeministrisë, duke e cilësuar këtë si moment vendimtar për të kërkuar llogari dhe largimin e tyre nga pushteti. Reagimi i plotë: Kudo ku Belinda Balluku ka futur duart në tendera dhe taksat e shqiptarëve, fshihen në fakt gjymtyrët e paturpshme të Edi Ramës! Balluku bëri karrierë dhe mori shumë pushtet sepse realizonte me besnikëri dhe shpejtësi...
Burimi:
sot.com.al