Belgjika forcon marrëdhëniet me Tiranën, njofton hapjen e ambasadës dhe përgëzon Shqipërinë për IBAR

Belgjika forcon marrëdhëniet me Tiranën, njofton hapjen e ambasadës dhe përgëzon Shqipërinë për IBAR

Belgjika ka konfirmuar forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Shqipërinë, duke njoftuar hapjen e ambasadës së saj në Tiranë dhe duke vlerësuar progresin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas takimit bilateral me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot, reagoi në rrjetin social X, ku e cilësoi hapjen e ambasadës si një sinjal të qartë të rëndësisë që Brukseli i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë. Prevot vlerësoi gjithashtu miratimin e raportit IBAR për Shqipërinë, duke e konsideruar atë një arritje të jashtëzakonshme që e afron vendin me fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në BE. “Mirë se vini! Jam i kënaqur të mirëpres Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ferit Hoxha në...