Begaj nga Vuthaj: Diaspora mban gjallë rrënjët dhe identitetin kombëtar
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë këtë të shtunë në manifestimin “Mirë se vini në Alpet Shqiptare-Vuthaj 2026”, ku vlerësoi rolin e këtij aktiviteti në forcimin e lidhjeve të shqiptarëve me vendlindjen, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe bashkimin e brezave. Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit e cilësoi zonën e Alpeve Shqiptare si një pjesë të rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare, duke theksuar se aty janë ruajtur tradita, zakone dhe mënyra jetese që përbëjnë një pasuri të vyer kombëtare. Begaj u ndal edhe te kontributi i shqiptarëve të Plavës dhe Gucisë në mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, duke e cilësuar këtë trevë si një vatër historike të qëndresës, arsimit dhe atdhetarisë. Ai përmendi figura të njohura si Ali Pashë Gucia...
Burimi:
vizionplus.tv