BE konfirmon mbështetje për Ballkanin/ Samiti i Tivatit, Rama kërkon qasje të re për zgjerimin. Von der leyen: Shqipëria po ecën shpejt

BE konfirmon mbështetje për Ballkanin/ Samiti i Tivatit, Rama kërkon qasje të re për zgjerimin. Von der leyen: Shqipëria po ecën shpejt

Samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në Tivat të Malit të Zi u mbyll pa miratimin e një deklarate të përbashkët, por unioni doli me një komunikatë, në të cilën u tha se liderët evropianë mirëpritën reformat në vazhdim dhe riafirmuan përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit të BE-së, të bazuar në merita. Përmes komunikatës u njoftua për nisjen e një bashkëpunimi më të ngushtë ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike, me qëllim forcimin e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve kibernetike. Nisja e një programi të ri të mobilitetit, i financuar nga BE-ja së bashku me Shkollën Rajonale për Administratë Publike, do t’u mundësojë deri në 100 nëpunësve civilë nga Ballkani Perëndimor të fitojnë përvojë profesionale në administratat e shteteve anëtare të...