BE i dha dritën jeshile për miratimin e “IBAR”, Rama: Humbën ata që përfolën vendin, fitoi Shqipëria Europiane
Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Europian. Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE pritet të vulosë mbylljen me sukses të fazës hyrëse dhe hapjen e fazës përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë zhvillim si një fitore për Shqipërinë Europiane, ndërsa hodhi akuza ndaj kundërshtarëve politikë që sipas tij përhapën lajme negative për vendin në arenën ndërkombëtare. Rama e cilësoi 26 majin si “një ditë krenarie për Shqipërinë”, duke theksuar se procesi i integrimit po hyn në një etapë vendimtare për të ardhmen europiane të vendit. Shkrimi i kryeministrit: MIRËMËNGJES Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua. U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur...
Burimi:
top-channel.tv