BE financon bashkitë, Rama zbulon problemet më të ‘mprehta’: Digjitalizimi dhe kapitali njerëzor

BE financon bashkitë, Rama zbulon problemet më të ‘mprehta’: Digjitalizimi dhe kapitali njerëzor

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Durrës, pasi nisi zyrtarisht EU4Municipalities II. Për Ramën, ky projekt nuk mishëron thjesht një mbështetje financiare, por përbën një investim strategjik të Bashkimit Europian për të nxitur rritjen e kapaciteteve të bashkive. “Përmes tij, institucionet të rrisin kapacitetet njerëzore, që janë edhe problemi ynë më i mprehtë i kësaj kohe dhe i kohëve që vijnë, në rast se nuk fokusohemi me të gjithë forcën sot te adresimi i tij”, deklaroi kreu i qeverisë, duke shtuar se anëtarësimi në familjen europiane është aq sa bekim për Shqipërinë, po aq një sfidë e madhe. Fjalën e tij (të shkurtër kësaj here) e mbylli me një komponent që sipas tij është shumë i dobët në nivel vendor, digjitalizimi. “Kemi një diferencë të...