BBC: ‘Revolucioni i Flamingove’ merr hov, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

BBC: ‘Revolucioni i Flamingove’ merr hov, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Nga Guy Delauney, BBC Fillimisht protestuan për flamingot, tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka filluar të brohorasë edhe për shkollat, vendet e punës dhe standardin e jetesës – dhe kërkon dorëheqjen e tij. Shpendët rozë shtegtarë u bënë simboli i tubimeve të përnatshme në Shqipëri, sepse ata grumbullohen në Lagunën e Nartës, një zonë e mbrojtur pranë qytetit bregdetar të Vlorës. Një grup investitorësh ndërkombëtarë – përfshirë dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner – dëshirojnë të zhvillojnë aty pranë një resort luksoz dhe qeveria u ka dhënë statusin e “investitorit strategjik”. Ende nuk ka leje ndërtimi dhe qeveria e Ramës thotë se vlerësimi i ndikimit në mjedis nuk ka filluar ende, por në zonë janë parë gardhe...