“Bashkëpunim i lartë me SHBA për mbrojtjen kibernetike”, ministri Nufi: Masa të shtuara për emergjencat

“Bashkëpunim i lartë me SHBA për mbrojtjen kibernetike”, ministri Nufi: Masa të shtuara për emergjencat

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar si shtet anëtar i NATO-s, duke marrë përgjegjësitë e saj për sigurinë rajonale dhe më gjerë, si dhe duke vijuar modernizimin e Forcave të Armatosura dhe zhvillimin e industrisë ushtarake vendase. Në një konferencë për media, Nufi theksoi edhe masat e marra për përballimin e emergjencave civile gjatë sezonit veror, si dhe forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike. “Shqipëria, e angazhuar plotësisht si shtet aleat në NATO me përgjegjësitë e saj drejt sigurisë rajonale e më gjerë, si dhe e përkushtuar në modernizimin e vazhdueshëm të Forcave tona të Armatosura, zhvillojmë më tej industrinë ushtarake dhe bëhemi gati me masa të qarta në përballimin e emergjencave civile përgjatë sezonit veror”, tha Nufi. Ai...