“Bashkë drejt finishit”, Gogu me Komisionerin McGrath: Vettingu u mbyll me sukses, fokus ulja e stokut në gjykata
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi dje takimin e parë me Komisionerin e BE-së për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, në kuadrin e Konferencës Ndërqeveritare të Grupkapitullit 1 që u zhvillua këtë javë në Bruksel. Takimi u zhvillua një ditë pas miratimit të Pozicionit të Përbashkët të BE-së mbi Grupin 1 të negociatave — Themeloret — duke e vendosur bisedën në kontekstin e drejtpërdrejtë të mbylljes së kapitujve 23 dhe 24. Komisioneri McGrath vlerësoi miratimin e piketave të ndërmjetme (IBAR) si “arritje të rëndësishme” për Shqipërinë, duke theksuar se puna e mbetur përpara është e konsiderueshme, por edhe se BE-ja është e vendosur ta mbështesë Shqipërinë deri në vijën e finishit — anëtarësimin europian. McGrath shprehu gjithashtu kënaqësinë për...
Burimi:
javanews.al