Bardhi pret Ambasadorin e Spanjës: Në themel të integrimit duhet të jetë respektimi i shtetit ligjor
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi priti sot në selinë blu Ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, Grabriel Cremandes. Bardhi ndau detaje nga takimi me diplomatin spanioll, ku theksoi se në themel të procesit të integrimit duhet të jetë respektimi i shtetit ligjor “Kënaqësi takimi me Ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, ku bashkërisht vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit edhe më të ngushtë në disa fusha”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale. “E falenderova Ambasadorin për mbështetjen që Spanja i jep vendit tonë në rrugën e antarësimit në Bashkimin Europian, por theksova shqetësimin e opozitës se në themel të këtij procesi duhet të jetë respektimi i shtetit ligjor dhe zbatimi i standardeve demokratike të qeverisjes....
Burimi:
kohajone.com