Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi i Shqipërisë është larguar nga funksioni i tij kushtetues dhe nuk po ushtron më rolin e kontrollit dhe mbikëqyrjes ndaj qeverisë. Në fjalën e tij, Bardhi tha se Parlamenti është reduktuar në një institucion që, sipas tij, vetëm miraton vendimet e ekzekutivit dhe nuk garanton standardet demokratike të kërkuara në procesin e integrimit europian. Sipas tij, shumica parlamentare ka refuzuar debatin e kërkuar nga opozita mbi rezolutën e fundit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, ndërsa nismat ligjore të opozitës nuk janë marrë në shqyrtim. Fjala e plotë: Të nderuar kolegë. Si shumica prej jush në këtë sallë, edhe unë besoj se mënyra se si funksionon...
Burimi:
opinion.al