Bardhi fjalim në protestën kombetarë: Ramës i ka ardhur fundi, banda kriminale që qëndrojnë pas tyre duan që ne të heshtim

Bardhi fjalim në protestën kombetarë: Ramës i ka ardhur fundi, banda kriminale që qëndrojnë pas tyre duan që ne të heshtim

Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi në fjalën e tij të mbajtur në protestën kombëtare, u shpreh se prania e qytetarëve tregon qartë se shoqëria ka nevojë për ndryshim . “Ju falënderoj sepse forca juaj është kthyer në shpresën tonë. Në shpresën e Shqipërisë, ju falënderoj për besimin që i jepni PD , në këtë kohë të sundimit të koleres e korrupsionit. Prania juaj sonte do të thotë se kjo shoqëri ka ende guxim dhe e do ndryshimin. Nga ju në këtë shesh kam mësuar se sakrificat dhe besimi do të na çojnë përpara me besim për largimin e Ramës, Kryeministri më i korruptuar në Europë dhe botë. Kjo protestë është për dinjitetin tonë të përbashkët dhe të ardhmen që nuk ia falim...