Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Bardhi: Asnjë pushtet nuk bie me lutje dhe heshtje, kjo protestë është për dinjitetin tonë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi mbajti fjalën e tij në protestën kombëtare të PD përballë kryeministrisë. Sipas Bardhit kjo protestë nuk është thjesht një tubim partie, por një reagim qytetar për dinjitetin, besimin dhe të ardhmen e vendit. Bardhi: Në çdo takim që kam pasur me ju demokratë kam marrë prej jush vetëm një mesazh, ju nuk dorëzoheni, të gjithë bashkë ne nuk dorëzohemi. Sakrifica dhe besimi do të na çojnë përpara për t’u përballur me problematikën më të madhe të shqiptarëve, largimin e Edi Ramës. Sot jam këtu përpara jush, sepse kjo protestë është për dinjitetin tonë të përbashkët, besimin dhe të ardhmem që nuk ia falim Edi Ramës. Kjo nuk është protesta e një partie, është protesta e njerëzve...