Banda e Ballukut dy vila të tjera ngjitur me shefen, ja si kanë marrë edhe Viola Haxhiademi dhe Maksim Hetemaj…

Banda e Ballukut dy vila të tjera ngjitur me shefen, ja si kanë marrë edhe Viola Haxhiademi dhe Maksim Hetemaj…

Një skandal me përmasa të jashtëzakonshme ka shpërthyer sërish mbi ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, duke dëshmuar se skeletet e saj korruptive (sekretet e rënda korruptive) në jug të vendit nuk kanë fund. Pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ngriti asaj dy akuza të rënda për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, laku i drejtësisë po shtrëngohet edhe rreth bashkëpunëtorëve të saj më të ngushtë. Dy nga njerëzit më të besuar të ish-ministres kanë rënë zyrtarisht në rrjetat e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së) pas një monitorimi intensiv non-stop. Maksim Et’hemaj, Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, dhe Viola Haxhiademi, administratore e KESH, e cila ka qenë, edhe ish-sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës, po hetohen si pjesë e së njëjtës strukturë abuzive. Hetimet...