“Balluku”, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, zbardhet urdhri

“Balluku”, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, zbardhet urdhri

Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, e cila ishte parashikuar që të mblidhej sot për Belinda Ballukut është shtyrë, me urdhër të kreut të Kuvendit Niko Peleshi. “Të nderuar anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit! Ju njoftojmë me Urdhër të Kryetarit nr. 8, datë 27.01.2026 shtyrjen e mbledhjes që do të zhvillohej sot, datë 28.01.2026, ora 12:00”, thuhet në njoftim. Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese doli pa vendim për çështjen “Balluku”, me argumentin se u duhej më shumë kohë. Kryeministri Edi Rama kërkon rrëzimin e vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut. Në seancën e 22 janarit, qeveria kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me argumentet se pushteti gjyqësor kishte ndërhyrë në ekzekutiv, dhe pezullimi në këtë rast...