Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Balluku, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kërkesave të fundit të prokurorëve për masa të reja ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke i cilësuar të nxituara dhe në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës. Gjatë podkastit “Flasim”, Rama tha se është i habitur nga nxitimi i prokurorëve për t’iu drejtuar Kuvendit me kërkesa për masa ekstreme, në një kohë kur më 22 janar pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e pezullimit nga detyra. Sipas tij, në një shtet të së drejtës, drejtësia duhet të presë përfundimin e një procesi përpara se të kërkojë masa të tjera. Kreu i qeverisë theksoi se shteti i së drejtës nuk duhet të shndërrohet në arenë për përplasje mes pushteteve të pavarura, apo për ndërhyrje të një pushteti...