‘Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve’/ Këlliçi plas “bombën: Dorëzon edhe mandatin …
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në një studio televizive, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, duke zbuluar një informacion që, sipas tij, i ka mbërritur në mënyrë informale në lidhje me zv/kryeministren Belinda Balluku dhe hetimet e SPAK. Këlliçi u ndal te mënyra se si, sipas tij, nuk duhet ushtruar presion apo intimidim ndaj prokurorëve, duke sjellë si shembull rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. “Shikoni sjelljen e Veliajt me prokurorët e SPAK për të kuptuar se kërcënimi dhe intimidimi ndaj prokurorëve nuk është rruga e duhur. Sjellja e SPAK ndaj Veliajt ka qenë korrekte dhe me agravimin e gjuhës dhe sjelljes së tij u bënë publike prova dhe dokumente të reja, u shtrënguan masat dhe sot Veliaj...