Balluku i dorëzon stafetën ministrit të ri të Energjisë dhe Infrastrukturës: Çdo rrugëtim ka fillimin dhe fundin e tij, çuam përpara vizionin e një lideri të madh si Rama

Balluku i dorëzon stafetën ministrit të ri të Energjisë dhe Infrastrukturës: Çdo rrugëtim ka fillimin dhe fundin e tij, çuam përpara vizionin e një lideri të madh si Rama

Belinda Balluku ka prezantuar sot ministrin e ri të Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili do ta pasojë në këtë detyrë. Enea Karakaçi u betua sot para Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Gjatë prezantimit të Karakaçit, Balluku tha se ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është një shembull se si një skuadër e përkushtuar mund të çojë përpara punë, projekte dhe vepra që dikur dukeshin të parealizueshme. Balluku: Çdo rrugëtim ka fillimin dhe fundin e tij. Sot jam këtu për t’i vënë një fund këtij rrugëtimi që kemi bërë së bashku në 7 vite, por me gjurmë të jashtëzakonshme për ministrinë e Infrastrukturës dhe Eenrgjisë.  Dhe për ndërtimin e një Shqipërie evropiane. Kam qenë me fat që këtë rrugëtim e kam bërë me ju, me...