“Balluku figurë e djegur”, Bushati zbërthen prapaskenat: Rama po sulmon SPAK-un sepse diçka i ka rrëshqitur nga dora

“Balluku figurë e djegur”, Bushati zbërthen prapaskenat: Rama po sulmon SPAK-un sepse diçka i ka rrëshqitur nga dora

Vala e arrestimeve dhe hetimeve të profilit të lartë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka tronditur thellë skenën politike shqiptare, duke nxjerrë në pah afera të denoncuara prej vitesh. Megjithatë, pyetja që shtrohet nuk është pse ekzistojnë këto skandale, por pse po zbardhen pikërisht tani. I ftuar në një emision televiziv, analisti Andi Bushati shprehet se ndryshimi nuk ka ardhur nga brenda sistemit të drejtësisë, por nga një zhvendosje e influencave të jashtme mbi të. Sipas Bushatit, aktiviteti i shtuar i SPAK-ut nuk është shenjë e një pavarësie të re, por e një ndryshimi të “padronit” që e kontrollon atë. Metafora e përdorur nga ai, është se “i njëjti kamxhik ka ndërruar dorën e pronarit”, duke sugjeruar se një...