Balluku – Denaj falën123 milionë euro, Saraçi: SPAK duhet të vërtetojë dhe verifikojë ku shkuan paratë!

Balluku – Denaj falën123 milionë euro, Saraçi: SPAK duhet të vërtetojë dhe verifikojë ku shkuan paratë!

Një shumë prej 123 milionë eurosh, e cila duhej të ishte arkëtuar në buxhetin e shtetit, dyshohet se i është falur kompanisë së nxjerrjes së naftës Bankers Petroleum. I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ nën moderimin e Flavio Qarrit, kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi u shpreh se referuar dokumenteve dhe të dhënave të bëra publike, në qendër të kësaj afere qëndrojnë dy ish-anëtare të kabinetit qeveritar, Belinda Balluku, në atë kohë Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Anila Denaj, në atë kohë Ministre e Financave. Kjo shumë, nëse do të ishte mbledhur, theksoi Saraçi, do të kishte shërbyer për të lehtësuar barrën fiskale mbi qytetarët, veçanërisht në çmimin e lartë të karburanteve. Pasojat e këtij veprimi kanë qenë të rënda për arkën e shtetit,...