Balliu: Qytetarët u goditën barbarisht para Kuvendit, policia e Ramës është kthyer kundër popullit

Balliu: Qytetarët u goditën barbarisht para Kuvendit, policia e Ramës është kthyer kundër popullit

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi, deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Klevis Balliu, ka komentuar përplasjet e ndodhura gjatë protestës qytetare para Kuvendit. Balliu e cilësoi ndërhyrjen e policisë si një akt të rëndë dhune ndaj protestuesve paqësorë, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Taulant Balla për urdhërimin e operacionit. Sipas tij, arrestimet, përdorimi i gazit lotsjellës dhe forca e ushtruar ndaj qytetarëve tregojnë standardin me të cilin qeveria përballet me protestat dhe kundërshtimin publik. Intervista: Balliu: Jo është thjesht një... është normalitet i këtij pushteti. Ne e kemi parë prej vitesh këtë lloj aktesh dhune të cilat janë kryer ndaj demokratëve, ndaj qytetarëve në të gjitha protestat. Kemi parë se si shumë qytetarëve u janë thyer këmbët, sot...