Balliu: Emërimi i Hitës dihej prej ditësh. Lamallari: Fatkeqësi për çdo oficer policie, nuk i shpëton dot mallkimeve të kësaj opozite
Emërimi i Skënder Hitës, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka shkaktuar debat mes deputetëve të opozitës dhe Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, në seancën plenare të kësaj të enjteje. Në fjalën e tij, deputeti Klevis Balliu tha se emërimi i Hitës në krye të policisë së Shtetit dihej prej ditësh. “Tre ditë më parë dihej se Skënder Hita do të emërohej drejtor i Policisë. U zyrtarizua një krim i radhës”, tha Balliu. Ndërkohë, reagimi i menjëhershëm ishte nga ministri Lamallari, i cili vlerësoi figurën e Hitës si një drejtues profesionist dhe oficer karriere. Ai tha se konkurimi për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ishte një konkurs i pastër dhe i monitoruar edhe nga ndërkombëtarët. Sipas Lamallarit, fatkeqësia e madhe për...
Burimi:
vizionplus.tv