Balla takim me ambasadorin britanik Nick Abbott: Diaspora shqiptate në Britani, urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, z. Nick Abbott. Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në një sërë fushash, si dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare. “U takova me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nick Abbott me të cilin bashkëndamë vlerësimin për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në shumë fusha, organizata ndërkombëtare, ku nënvizojmë fushën e sigurisë si anëtarë të NATO-s por edhe për bashkëpunimin policor”, shkruan Balla në rrjete sociale lidhur me takimin. Kreu i Grupit Parlamentar të PS shprehu krenarinë për integrimin e suksesshëm të diasporës shqiptare në Britaninë e...
Burimi:
javanews.al