Balla prezanton ndryshimet në ligjin e shtetësisë: Lehtësojnë procesin e marrjes së pasaportës shqiptare, problemi u ngrit në Samitin e Diasporës
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, prezantoi në seancën e sotme disa ndryshime dhe ndërhyrje në ligjin e shtetësisë, konkretisht në nenin 9. Ai shprehu se ndërhyrja vjen pas një problematike të ndritur nga bashkatdhetarët në Samitin e Diasporës teksa shprehu se ndryshimet lehtësojnë dhe përshpejtojnë marrjen e pasaportës në rastin e çifteve të martuara ku njëri prej tyre mban nënshtetësinë shqiptare ndërsa tjetri jo. “Edhe mos u ankoni që opozita s’ka hapësirë se po drejtoni dhe punimet e Kuvendit. Nuk dua të duket kurrsesi, si rrallëherë në fakt që ky diskutim të marrë natyrë politike. Dua t’i sqaroj gjithë kolegët që janë këtu, po edhe publikun, të gjitha që kemi sjellë në Kuvend disa ndryshime në ligjin për shtetësinë, të cilat i...
Burimi:
top-channel.tv